Home Shëndeti 148 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët...

148 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

120
0

Ditët e fundit është regjistruar shtim alarmant i rasteve të reja me COVID-19. Siç duket kjo po ndodh edhe për shkak të fshehjes së infeksionit nga persona të pandërgjegjshëm, duke mundësuar përhapjen e tij. Kjo po thuhet edhe nga qytetarët, të cilët deklarojnë se ka individë të infektuar me virusin korona, por nuk po paraqiten te mjeku as nuk po vetizolohen.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 148 raste reja pozitive me COVID -19.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, sot:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1028 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 148 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 16.754 raste nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë, thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, sot, e shtunë, 17 tetor 2020.Tutje rikujtohen rekomandimet për qytetarët:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here