Home Uncategorized Aktivitet artistik i SHMAP “Adem Kastrati” në Gjilan për fëmijët me sindromin...

Aktivitet artistik i SHMAP “Adem Kastrati” në Gjilan për fëmijët me sindromin down

301
0

Nxënësit e talentuar të Shkollës së Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan kanë vazhduar me aktivitete të reja në fushën e artit, duke promovuar talentin dhe dijen e tyre edhe në fushën e humanitetit.

Nxënës të kësaj shkolle kohë më parë, në bashkëpunim me përfaqësues të Organizatës Zëri Rinor i Gjilanit dhe të Këshillit të Nxënësve të Gjilanit, organizuan aktivitet shumë të suksesshëm nga fusha e artit pamor për t’ i argëtuar e kënaqur fëmijët me sindromin down në qendrën “Pema” në Gjilan, përmes punimeve të tyre të veçanta kushtuar pikërisht këaj kategorie të fëmijëve.

Prandaj, lidhur me këtë aktivitet, sot në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, aty ku SHMAP e zhvillon mesimin, u bë ndarja e mirënjohjeve për nxënësit që u angazhuan në këtë aktivitet me punimet e tyre artistike.

Drejtori i SHMAP “Adem Kastrati”, Roland Masurica, i falenderoi nxënësit për aktivitetin dhe i kurajoi ata që të vazhëjnë me thellimin dhe dinamizimin e aktivitetit artistik në dobi të komunitetit, në interes të zgjerimit të njohurive të mëtejme me aktivitete të reja me vlera të mirëfillta nga arti pamor, që në vazhdimësi janë duke shpërfaqur e prezantuar nxënësit e kësaj shkolle.

Ndërkaq, Ardit Jaha, drejtor ekzekutiv i Organizatës Zëri Rinor në Gjilan, u ka shprehur mirënjohje nxënësve për aktivitetin e treguar dhe u ka bërë thirrje që te vazhdojnë me aktivitete të radhës. Ai ka nënvizuar se falë punës së këtyre nxënësve janë ndier shumë të lumtur e gazmor fëmijët me sindromin down.

Ndërsa, Ronard Idrizi, drejtues i Këshillit të Nxënësve të Gjilanit, tha se ë të vazhëjnë me aktivitete dhe projekte të reja për të promovuar vlera në dobi të rinisë dhe shoqërisë.

Ai theksoi nevojën që të angazhohen tutje në afirmimin e rolit të shkollimit – aftësimit profesional për nevojat dhe kërkesat e tregut të punës dhe shoqërisë.

P.S.- Aktivitetit të lartcekur i kanë paraprirë nxënëset e SHMAP “Adem Kastrati” – Arbresha Qerimi dhe Elmira Abazi.

/www.kohapressnews.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here