Home Kult/Arsim ANĂ‹S LUMENJVE

ANĂ‹S LUMENJVE

125
0

Si atëherë si sot, i vuajtur, i shkelur nga bejlerë e hajdutë, populli shqiptar vazhdon të vuaj nga pushtetarët e vetë shtypës e të padrejtë.
Vetëm një pakicë e fëlliqur jeton në luks e pasuri të grabitur e të zaptuar…
Askush më mirë
se Noli nuk e ka pasqyrue kĂ«tĂ« gjendje tĂ« mjerĂ« nĂ« poezinĂ« e mrekullueshme “AnĂ«s lumenjve”.

/poezi nga Fan Noli/

ANĂ‹S LUMENJVE

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç’e shempnĂ« derbederĂ«t,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnĂ« jabanxhinjtĂ«,
Se ç’e shtrythnĂ« fajdexhinjtĂ«,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranĂ«,
ǒe shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirrem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres njĂ« shenj’ e pres njĂ« dritĂ«,
Pres me vjet’ e pres me ditĂ«,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Larg prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Ëndërronj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punĂ«torĂ«,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
mĂ« bĂ«n djal’ e mĂ« bĂ«n trim,
mĂ« jep forc’ e mĂ« jep shpresĂ«,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresĂ«,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

a

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here