Home Kult/Arsim Arti dikur dhe sot: Kur antivlera promovohet si vlerë në skenën...

Arti dikur dhe sot: Kur antivlera promovohet si vlerë në skenën e artit!

88
0


Muzika si forma ë artit jo vetëm që pasqyron jetën reale, por e ngrit ate në nivelin e artit të të bukurës.

Dikur muzika kishte vlera, përçonte vlera të njëmendta jete.
Pothuajse çdo fshat, çdo shkollë kishte grup muzikor, në qytete kishte më shumë grupe muzikore, kishte edhe në fabrika. Pra, aty ku frymonte jeta frymonte edhe arti i jetës.
E sot, muzika shpërfaq antivlerën, tymin e drogës, lakuriqësinë e mjerimin…
Pra, në skenë ka dalë e është promovuar e keqja, pseudovlera, antivlera, shundi e kiçi.

Njejtë është me letërsinë, njejtë është me kukturën si nocion gjithëpërfshirës i artit.
Sot muzika, arti, letërsia, kultura ekzistojnë vetëm si koncepte që nuk përfaqësojnë vlera, sepse nuk prodhojnë vlera, sepse në vend të vlerës e cila mungon tash e 20 vjet është promovuar antivlera.

Në fotot e dr. Shevçetit dy grupe muzikore, të viteve 1952 e 1954.


P.S. Sot ata pak krijues të sinqertë të artit vleror janë margjinalizuar, nuk përkrahen dhe mezi prezantojnë veprat e tyre të njëmendta kulturore që përçojnë vlera të mirëfillta artistike.

Buxheti i shtetit për kulturë nuk arrin te krijuesit e vlerave të njëmendta artistike, sepse ato shkojnë në projekte bajate që nuk ofrojnë asgjë, madje janë krejtësisht improvizime.

Kështu, jemi kthyer në një vend pa vlera të mirëfillta kulturore, ndërsa qytetarit i shesim dushk për gogla!

/N.B./ www.arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here