Home Kult/Arsim Arti magjik i Artës nuk njeh kufij – ka fuqinë të thyej...

Arti magjik i Artës nuk njeh kufij – ka fuqinë të thyej barriera e stereotipe!

298
0

Arta Haziri – Nuhiu, emër tashmë i njohur në fushën e kulturës muzikore, vazhdon të jetë pjesë e festivaleve ndërkombëtare, aty ku shpalosen vlerat muzikore dhe arti magjik i këndimit.

Drejtoresha e “Mollkuqeve”, Arta Haziri – Nuhiu, e dëshmuar tashmë edhe në skenën ndërkomëtare të artit muzikor, vazhdon të merr ftesa të shumta në festivale internacionale si anëtare e jurisë profesionale. Disa prej tyre në shtetet: Serbi, Turqi, Dubai dhe Moldavi.

Arta Haziri-Nuhiu ka vendosur që në këto festivale të paraqitet me përbërje më të gjerë, me talentë që e përfaqësojnë Kosovën e Shqipërinë. Kështu, të gjithë ju që jeni të interesuar të na bashkoheni në delegacionin tonë, që të përjetoni një eksperiencë profesionale të paharruar në skena madhështore kulturore, na kontaktoni në DM për më shumë informata.
Mos e humb mundësinë të bëhesh yll internacional!”, ka shkruar Arta.

/Arenapress.info/ Arena Press

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here