Home Extra Asfaltiiiiiiiiiiiii në rrugën Malishevë – Klinë! Pse re o shi e ua...

Asfaltiiiiiiiiiiiii në rrugën Malishevë – Klinë! Pse re o shi e ua nxorre në sipërfaqe “punët e mira” pushtetarëve!

97
0

Komuna e Malishevës sot lajmëroi se për shkak të reshjeve, rruga që lidh fshatrat Rud (Malishevë) – Sferkë (Klinë) është dëmtuar rëndë dhe është e pakalueshme.

Asnjë reagim nga politika për këtë pasqyrë të turpshme të keqpërdorimit të parasë publike!

Sigurisht në fushatën e para 14 shkurtit politikanët pretendentë dhe partitë e tyre kanë me u marr me politikën amerikano-evropiane, për miqësitë (boshe), për varret, me izma e kulte personalitetesh, me amanete…, sepse të gjallëve nuk kanë çka u thonë, se rrenat u janë djegur për punësime, që janë veç familjare, për prodhim që ekziston se nuk ka fabrika, sepse janë kthyer tashmë në hekur e beton, për tokat e pakta pjellore e të papunuara, për fshatrat e braktisura, për rininë e pashpresë, etj, etj.

***

Në vend se kjo rrugë (Malishevë-Klinë) me shërbye për 20-30 vite, një rrëke shiu e paska nda copa-copa asfaltin që nuk mund t’i thuhet asfalt. Sepse, paratë e asfaltit qysh duhej të ishte janë shkue në shtëpitë, banesat, pronat, veturat luksoze 00 KM, në xhepa e pushtetarëve, në lagjet e veçanta!

Këta në vend se të merren me punë të dinjitetshme, me projekte serioze e cilësore, këta derdhin paranë e shtetit në “asfalt” sikur ky në foto, që një rigë shiu ua nxorri dallaveret.
Çka doni me i premtue qytetarit në këto zgjedhje ju që keni shtrue asfalt, plus shtyheni me nda buxhet edhe për autostrada të reja, se Kosova shtet i madh e me mbërri më shpejt skaj më skaj, e që për dy orë e gjysmë nga Prizreni mbërrin në Kapi të Sfircës (Kamenicë), hiç pa autostradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here