Home Ballina Aty koha është ndalur, gjithçka duket si 30 vjet më parë!

Aty koha është ndalur, gjithçka duket si 30 vjet më parë!

176
0

E humbur në kohën sovjetike –
Ky është shteti që ka pasaportën, por që nuk mund të udhëtohet me te.

Republika Transnistriane e Moldavisë është “sanduiç” midis Moldavisë dhe Ukrainës, ndërsa Rusia garanton paqen dhe stabilitetin e saj.

Transnistria, siç quhet shteti, është një vend i pavarur, por i panjohur në territorin e Moldavisë. Përveç me Moldavinë kufizohet vetëm me Ukrainën. Pavarësia e saj nuk njihet nga asnjë anëtar i KB-së. Për më tepër, të tre vendet që kanë marrëdhënie diplomatike zyrtare me të janë vetë të panjohura – Abkazia, Osetia e Jugut (të dyja në Gjeorgji) dhe Republika e Gorski Karabakut (Azerbajxhan).

Ajo shpalli pavarësinë në 1990, një vit para rënies së Bashkimit Sovjetik. Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2015, tre grupet më të mëdha etnike janë: rusët, moldavët dhe ukrainasit, përfaqësohen pothuajse në mënyrë të barabartë për sa i përket numrave, por rusët prapë kryesojnë me një përqind (34 përqind).

Kryeqyteti i këtij vendi të varfër, një nga më të varfërit në Evropë, është Tiraspol, me një popullsi prej rreth 130,000 banorë, ndërsa vetë republika ka pothuajse gjysmë milioni banorë.

Ndodhet rreth 70 km larg kryeqytetit moldav të Kishinjevës, në bregdetin lindor të Dniestrit. Arkitektura urbane është në frymën e BRSS që duket sikur Tiraspol është ngecur në një kohë që u zhduk para 30 vitesh.

Në qendër të qytetit është Sheshi Suvorov, ku çdo vit mbahet parada për Ditën e Pavarësisë, ndërsa një nga pamjet që konsiderohet e veçantë është statuja e madhe ideologur dhe revolucionarit Vladimir Iliç Lenin, që ndodhet përpara ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Tiraspol.

Motivi për të kërkuar pavarësinë ishte nacionalizmi në rritje në Moldavi në fund të viteve 1980, ndërsa si shtytje ishte heqja e gjuhës ruse nga përdorimi zyrtar. Konflikti i armatosur shpërtheu në mars 1992, duke përfunduar në korrik të të njëjtit vit, ku u vranë rreth një mijë njerëz. Që atëherë, zona jeton në paqe, ndërsa mbahet me financimin nga Rusia. Rusishtja është gjuha zyrtare dhe një numër i madh njerëzish e shikojnë Rusinë si vendin e tyre amë.

Sidoqoftë, pasaporta e tyre është e padobishme sepse nuk njihet nga asnjë anëtar i KB. Përkundër këtij fakti, popullsia e kësaj republike nuk është e bllokuar brenda kufijve të atdheut të tyre, pasi që shumica e tyre kanë nënshtetësi të dyfishtë ose të trefishtë të Rusisë, Moldavisë apo Ukrainës.

Përktheu dhe përshtati nw shqip: N.B./Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here