Home Lajmet BE-ja kërkon nga politikanët në Kosovë ta kenë prioritet pandeminë – mos...

BE-ja kërkon nga politikanët në Kosovë ta kenë prioritet pandeminë – mos i politizoni ndihmat…

250
0

Në një deklaratë të përbashkët me shefat e Misioneve të BE-së, Ambasadorëve të Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrrës dhe Norvegjisë, Shefit të EULEX-it, Koordinatorit për Zhvillim të KB-ve, ajo ka thënë se akterët politikë duhet të punojnë së bashku për të siguruar që qytetarët, pa asnjë dallim, të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetjen ekonomike.

“Në krizën e paprecedent shëndetësore të COVID-19, ju, populli i Kosovës, po tregoni qëndrueshmëri dhe përgjegjësi. Ndërkohë që të gjithë jemi të pritje të kthimit të planifikuar me kujdes në normalitet, sa më shpejt që të jetë e mundur, këmbëngulja juaj mbetet e domosdoshme për ta zvogëluar ndikimin e shpërthimit dhe për të parandaluar një krizë edhe më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Sipas deklaratës, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal mundet vetëm ta përmirësojë këtë përpjekje, dhe se të gjitha nismat e bashkëpunimit rajonal duhet të shihen pozitivisht.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të mbështesin të gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik të koronavirusit, dhe të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here