Home Extra Cila ishte mësuesja e parë në Gjilan që në vitin 1948?

Cila ishte mësuesja e parë në Gjilan që në vitin 1948?

124
0

Edhe vëllezërit e mësueses së parë ishin të shkolluar dhe me fakultete që atë kohë…

Kevsere Mahmuti (Kevser Mahmut), veterane a arsimit në Gjilan, e lindur me 1931, ishte mësuesja e parë e pasluftës në Gilan me 1948. Në vitin 1952 çertifikohet si mësuese në Prishtinë. Ishte vajza e Haki efendiut dhe Qibrijes, me shtëpi në Çiflik mëhallë, i kishte vëllezër mësimdhënësin Kenanin dhe farmacistin e njohur gilanas, Mahmutin.

Ishte martuar në Ohër, ku ka vijuar punën si mësimdhënëse.
Rrjedh prej familjes më intelektuale të qytetit të Gjilanit. Vëllau i saj Mahmuti e ka kryer farmacinë në Beograd me 1952. Ai ishte kryetar i parë i Shoqatës së farmacistëve të Kosovës me 1972. Bashkëshortja e Mahmutit ishte Sebahate Mahmut nga Ohri, e cila kishte kryer orientalistikën në Beograd me 1954. Ishte femra e parë me fakultet në Gilan.

Ishe mësuese e dr. Shevçetit me 1961. ndërsa, bashkëshortja e Kenanit, Ajhane Gjinolli ishte profesoreshë e gjuhës angleze. / Nga dr. Shevçeti/www.arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here