
/Nga Afrim Canaj/
Pandemia karakterizohet me disa faza të saja dhe mesazhet që vijne nga epidemiologet, infektologet por edhe nga psikiatrat janë të ndryshme gjatë fazave të ndryshme të pandemisë.
Aktualisht, mjekët-psikiatrat, pacientëve por edhe të gjithë njerëzve mund t’i propozojnë disa nga këto informacione apo qëndrime:
- Frika është një pjesë natyrale-normale e sistemit emocional të njeriut, prandaj është e natyrshme të frikohemi;
- Është mirë që ta kuptojmë dhe ta rishqyrtojmë frikën tonë;
- Biseda rreth frikës personale me njerëz të afërm kontribon në zvogëlimin e frikës, në veçanti zvogëlohet frika iracionale;
- Nëse frika vjen deri te niveli i tillë që seriozisht e dëmton funksionimin e individit, atëherë është e mirëseardhur ndihma profesionale;
- Përmes terapisë psikodinamike apo edukimit në përgjithësi ndikojmë në rritjen e kapaciteteve për frikë;
- Të bisedohet me miq, kolegë, fqinjë dhe të afërm tjerë;
- Të ofrojmë ndihmë, këshilla, përkrahje e pse jo edhe dhurata të vogla;
- Të kërkojmë ndihmë;
- Ti ndajmë problemet;
- Të jemi aktiv gjatë krizës;
- Edhe unë jam përgjegjës për luftimin e pandemisë;
- Humori gjithashtu është i mirëseardhur;
- Nëse jemi të lënduar, kjo nuk nënkupton që jemi më pak me vlerë.