Home Sport Dështon Gjilani në Drenas – Feronikeli, Ballkani e Prishtina me fitore bindëse

Dështon Gjilani në Drenas – Feronikeli, Ballkani e Prishtina me fitore bindëse

108
0

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parë të sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në Futboll.


Feronikeli fitoi bindshëm ndaj skuadrës së Gjilanit me rezultat 4 me 0, ndërsa Ballkani fitoi në Pejë ndaj Besës me shifrat 4 me 1, duke paralajmëruar se do të vazhdojë të jetë skuadër superiore me synime serioze për titull. E Prishtina mposhti Drenicën me rezultat 3 me 0. Ndërsa, Trepça ’89, që në edicionin e kaluar mezi shpëtoi nga rënia, ka pësuar humbje në terren të vet në përballje ndaj Arbërisë me rezultatin 0 me 2. Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Llapit është shtyrë.
.

Java 1 e Superligës së Kosovës në Futboll
18/09/2020 – 20/09/2020

Rezultatet:

Trepça ’89 0 : 2 Arbëria ( 18.09.2020)
Besa 1:4 Ballkani (19.09.2020)
Prishtina 3 : 0 Drenica (19.09.2020)
Feronikeli 4 : 0 Gjilani (20.09.2020)
Drita : Drenica ( e shtyer)

Tabela dhe pikët:

  1. Feronikeli 3
  2. FC Ballkani 3
  3. Prishtina 3
  4. Arbëria 3
  5. Drita 0
  6. KF Llapi 0
  7. Trepça ’89 0
  8. Besa (Pejë) 0
  9. Drenica 0
  10. Gjilani 0

(E përgatiti:E.Buzuku)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here