Home Extra Dështuam në humanitet! U dëshmuam se jemi hiçgjë!

Dështuam në humanitet! U dëshmuam se jemi hiçgjë!

180
0

Editorial /N.B./

Ma të keq e më ‘infektues’ ne, të panjerëzishmit, se sa virusi Corona!

Të gjithë kërkojnë pagesën e kësteve, faturave, dërgojnë mesazhe…, ankohen qytetarët, ndërkohë që Qeveria kishte deklaruar se të gjitha pagesat e kësteve bankare dhe të internetit, sidomos ato bankare, të pezullohen deri me 30 prill 2020. Vërtet a funksionon shteti në këtë vend dhe a i jep dikush dikujt llogari?! A vlejnë vendimet dhe masat e Qeverisë?! Dhe, presioni mbi qytetarët vazhdon…

Ndërsa një kategori qytetarësh, nëse mund të quhen me këtë emërtim, që janë pasuruar në mënyra të pista, u treguan se vërtet janë veç idiotë asgjë më shumë!

Dështuam në humanitet! U dëshmuam se kemi veç llafe e lokopendra, e në vepra hiç!
Zoti ju marroftë: juve që po abuzoni me çmimin e miellit, juve të barnatoreve, juve të bankave, e disa të tjerëve që, nëse mbesim gjallë, kemi me u tregue kush janë…
E turpshme se si po keqpërdorët edhe kjo situatë e rëndë për përfitime personale e familjare, për idiotizma, për hipokrizi të pafundme.


Kjo gjendje vërtetoi e dëshmoi për dritë të diellit se as nuk jemi humanë, as nuk jemi solidarë, as nuk e duam njëri-tjetrin…, por u faktue se jemi urrejtës, të pështirë, idiotë dhe ai gjeni kontradiktor po shpqërfaqet taman ashtu siç është karakteri ynë – i fëlliqtë!
Mos dilni e me na gënjye se jemi me “besë” e me këtë e atë, se veç pollavra e maskime i keni! Mos i kryqëzoni duart si shqiponja e mos u mbështillni më me flamurin kombëtar se e ndotni dhe jeni veç reklamë!


Jeni hiç! Nuk ju vlejnë as pispillosjet, as lavdet si laviret e maskuara në fustan deri nën gjunj, as salltanatet “firmato”! Kot, u treguam se jemi vetëm “një grumbull plehu që kundërmon!”


Ato që mund të bëhen duhet të bëhen me vendosmëri dhe në kohë. E para, të parandalohen e të vëhen në përgjegjësi ata që po abuzojnë me çmimin e miellit, të artikujve të ushqimit dhe me ilaçe; E dyta kompanitë e mëdha dhe bankat duhet të zbresin në tokë e ta shikojnë qytetarin si subjekt, si qenje dhe jo si vegël që ka vlerë vetëm kur ua paguan kredinë, pra duke e shikuar klientin jo si njeri por si para! Kaq të pa ndjenja jemi, koha e vërtetoi…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here