Home Dikur/dje dhe sot/ Dikush gëzohet me pak… – Koha kur jeta matej me shpirt dhe...

Dikush gëzohet me pak… – Koha kur jeta matej me shpirt dhe jo me sy! /Jeta në fotografi/

120
0

Çfarë flet kjo foto? Çka po mban në duar të mbërthyer ky djalosh…?!

Një kohë kënaqeshim me pak, me ndonjë dhuratë, lavdatë, ndërsa patikat apo këpucët ishin përtej një dhurate, pothuaj, thesar që e çmonim shumë, e mbanim në dorë tërë ditën. Madje, na dhimbseshin me i mbath, e natën e parë i mbanim pranë jastëkut.
Edhe si fëmijë e kishim kriterin e vlerësimit, e ruanim dhe e mirëmbanim ate që na blente prindi, që për kohën e sotme duket e pazakontë!

Për këtë dr. Shevçeti na riktheu me një fotografi, e cila flet shumë për atë kohë, për edukatën, kulturën, vlerën, për respektin për prindin, rrethin…

Ai ka shkruar:

“Fotoja më domethënëse që e kam postuar ndonjëherë, që më përkujtoi mua kur babai im Ramushi një gjë të tillë e bënte për mua dhe ditën e parë i mbaja në dorë, e natën i mbaja nën jastëk”, kështu e rikujton dr. Shevçeti kohën kur edhe babai i tij i blente diçka…

Ndërsa, ka shtuar: “Na ishte një kohë kur gjërave ua dinim vlerën. Kur kënaqeshim me një dhuratë nga prindi”.

E në fund, dr. Shevçeti ka një rikujtim retrospektiv të asaj kohe kur gjërat mateshin me shpirt dhe jo me shqisa, jo me sy.

“Kohë kur ka folur shpirti, jo syri. Koha kur nuk lakmonim, kur kishim respektin, kishim gjuhën dhe fjalën e ëmbël dhe afruese. ‘Njeriu, sot, është bërë ujk, çfarë fyerje për ujkun’, është fjalë e regjisorit meksikan, Louis Bunyel”, ka theksuar dr. Shevçeti, teksa ka pasyquruar në mënyrë figurative dy kohët dhe ngjyrat e tyre të jetës.

N.B./Arenapress.info/Arena Press/



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here