Home Kult/Arsim Dora e artë dhe imagjinata hyjnore e shkrirë në majën e Lubotenit

Dora e artë dhe imagjinata hyjnore e shkrirë në majën e Lubotenit

90
0

Maja e Lubotenit vaj në pelhurë 190 X 110, e punuar nga piktori akademik Ramadan Arifi.


Piktori Ramadan Arifi, profesor, shquhet për punimet e mrekullueshme në fushën e artit pamor, duke skalitur e përjetësuar në pikturat e tij mahnitëse figurën njerëzore e natyrën deri në ato përmasa të arrira, sa që nuk mund t’i kap as imagjinata më e përsosur. Pikturat e Arifit i kapërcejnë kufijtë e imagjinatës njerëzore, ndërsa talenti i tij shkon deri në prirje e gjetje gjeniale në art.

Prandaj, piktorin Ramadan e Arifi e konsiderojmë njeri e artist me dimensione të imagjinatës hyjnore.

Më të vërtet a është hyjnorja në mendjen dhe imagjinatën e piktorit Arifi – artistit të merituar, gjithsesi!

Duke shikuar në hollësi se si e ndërton në vaj pëlhure majën e Lubotenit me botën lartë deri në qiell të bardhë e mbuluar me borë dhe jetën poshtë në kaltërsi e me ngjyra pa fund, ku jeta frymon përjetësisht, artisti Arifi komunikon me të bukurën përmes ngjyrave dhe jetës i jep jetë, i jep përjetësi… /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here