Home Kult/Arsim Është renovuar Mulliri Binjak në Hogosht të Kamencës

Është renovuar Mulliri Binjak në Hogosht të Kamencës

138
0

Kjo është pamja e mrekullueshme e Mullirit Binjak pas renovimit.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, ka thënë se ky monument kulturor i cili gjendet në Hogosht të Kamenicës është i rëndësisë të veçantë, sepse paraqet identifikimin e historisë e kulturës sonë. I pozicionuar afër ujëvarës “Qurreli”, bën që ky vend të jetë atraksion turistik për vizitorët. Bashkërendimi i bukurisë natyrore e trashëgimisë kulturore në qytetin tonë, bën që gjithçka të duket e mrekullueshme.

Për renovimin e këtij monumenti kemi gjetur mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe, si qeverisje, do vazhdojmë të punojmë e të ruajmë monumentet tona. Falënderoj organizatën CHWB për mbështetjen, ka shkruar Kastrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here