Home Kronika Është rritur niveli i ujit në liqenin e Përlepnicës – Të përdoret...

Është rritur niveli i ujit në liqenin e Përlepnicës – Të përdoret racionalisht e të mos e keqpërdoret…

134
0

Arenapress.info/Arena Press/


Nga reshjet e fundit atmosferike niveli i sasisë së ujit në liqenin e Përlepnicës është rritur. Uji të përdoret vetëm për nevoja të domosdoshme.

Arbër R. Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilan dhe Selami Xhemaili, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë kanë vizituar sot liqenin e Përlepnicës për të parë prurjet e fundit t ëujit pas reshjeve atmosferike.
Ismajli ka thënë se, siç është e ditur, deri më tani kemi qenë në një situatë të trishtë me përballimin e një thatësie të madhe, e cila mbretëroi në vendit tonë.
“Bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ishim për vizitë në Liqenin e Përlepnicës, për të parë nga afër nivelin e ujit në këtë liqe, pas reshjeve të fundit në vendin tonë.
Përballemi me situatën pandemike në vend, një situatë jo e lehtë për të gjithë ne, ndërsa, nga Përlepnica kemi lajmin e shumëpritur. Nga reshjet e fundit atmosferike, është rritur niveli i ujit në liqenin e Përlepnicës, nga pika më e ulët e muajit dhjetor 2019, ku kishte arritur kulmin e thatësisë me 7.30 metra nivel, tashmë situata ka ndryshuar dukshëm për mirë, është shprehur nënkryetari Ismajli.

Ai ka shtuar se niveli aktual i liqenit është rritur në mbi 20 metra. Niveli i përgjithshëm i këtij liqeni është 30.3 metra, ndërsa tani niveli aktual sillet mbi 20 metra. Duke shpresuar për reshje të vazhdueshme përgjatë kësaj sezone, po besojmë dhe shpresojmë që ky nivel të rritet deri në arritjen e nivelit të dëshiruar.

“Uji i pijshëm duhet të përdoret vetëm për nevoja të domosdoshme dhe jo më për ujitje të kopshteve, rrugëve, trotuareve dhe nga autolarjet. Duhet të kemi kujdes, sepse penda e Përlepnicës është burimi kryesor i ujit të pijshëm në Gjilan, krahas tri burimeve më të vogla: Guri i Hoxhës, Banjës dhe puseve në Velekincë. Nga këtu furnizohen rreth 60% e qytetarëve të komunës së Gjilanit”, ka theksuar Ismajli, duke apeluar që uji të përdoret racionalisht dhe të mos keqpërdoret.

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here