Home Extra Falni gjithmonë armiqtë, nëse doni t’i mërzisni ata!

Falni gjithmonë armiqtë, nëse doni t’i mërzisni ata!

151
0

Nexhat Buzuku

Fal ata që kanë bërë keq! Mëso që t’i falësh! Thuaj: “U bë çka u bë , më mirë kështu!” Sepse nëse nuk e bën këtë, atëherë do të mbash të gjitha këto gjëra mbi shpinë, si një trup të vdekur. Po mësove të falësh, do të mundesh të heqësh nga trupi këto pesha të rënda, dhe të gjitha energjitë do të mundesh t’i përdorësh për t’u lartësuar e për t’u bërë i shkëlqyer.

***

Mos merr me vete të kaluarën tënde, të varur si trup të vdekur. hiqe qafe! Mëso nga ajo dhe hiqe qafe!
Fali të gjithë ata që të kanë bërë të vuash, sepse ata do të vuajnë tërë jetën duke patur të mbyllur në zemër të keqen e tyre.

***
Mos i kalo ditët e tua me hakmarrje apo duke i treguar ata me gisht! Ata, përballë madhështisë tënde, janë sikur trupat e vdekur!

Ki zemër të mëshirshme, bujare, tolerante dhe falëse!

,
Mëso të durosh dhe të falësh! Kjo i bën armiqtë tu, kundërshtarët tu, të vuajnë tërë jetën!

/N.B./Arenapress.info/ Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here