Home Extra Faton Bislimi reagon: Ju lutem! Mos hedhni baltë mbi pjesën më të...

Faton Bislimi reagon: Ju lutem! Mos hedhni baltë mbi pjesën më të ndritshme të angazhimit të diasporës sonë në Amerikë! Mosni…!

119
0

Njohësi më i mirë shqiptar i ditëve të sotme i politikës së SHBA-së, i zhvillimeve, i Ligës Qytetare Shqiptaro – Anerikane, Faton Bislimi, ka reaguar ndaj lajmeve spekulative në mediat e Prishtinës lidhur me diasporën në SHBA. Bislimi ka thënë se nuk mund të ndërtohet e bazohet lajmi në dikë që është nën hetime për keqperdorime fondesh dhe mashtrime në fushatat e tij të deshtuara, të njëpasnjëshme, për poste politike. E shtoja kesaj edhe faktin që letren e tij e nënshrkuajnë disa “patriotë shqiptarë” si Brock Weber, Aleks K e Fred I, “patriote” këta aq të njohur sa që nuk kanë nevojë as emrat e plotë t’i paraqesin!

Reagimi i plotë i Faton Bislimit:

Kur të eturit për pak publicitet gënjejnë pa fije turpi, e flasin në emër të komunitetit shqiptar në SHBA pa qenë as pjesë drejtuese e as edhe një shoqatë apo klubi kulturor shqiptar në SHBA, e leje më “kokë” e komunitetit në përgjithësi, komikja bëhet edhe tragjike. E tragjike bëhet kur mediat tona i japin hov këtij lajmi pa pikë kredibiliteti e pa pikë “back check” për ndonjë fakt! Po i referohem një shkrimi me titull “Komuniteti shqiptar në Amerikë reagon ashpër ndaj organizatës që i kërkoi Trumpit ta shkarkojë Grenellin”, të botuar nëpër mediat tona; shkrim ky tmerrësisht i pasaktë, tendecioz, dhe komplet jokredibil!

“Ky zotëriu që thirret në emër të komunitetit shqiptar, Peter Lumaj, është veçse barrë e madhe po për imazhin e këtij komuniteti, sepse nga autoritetet amerikane është nën hetime për keqpërdorime fondesh dhe mashtrime në fushatat e tij të dështuara, të njëpasnjëshme për poste politike. E shtoja kësaj edhe faktin që letrën e tij e nënshrkuajnë disa “patriotë shqiptarë”, si Brock Weber, Aleks K e Fred I, “patriotë” këta aq të njohur sa që nuk kanë nevojë as emrat e plotë t’i paraqesin!”, është shprehur Bislimi në reagimin e tij.

Kjo është patetike, për mos me thënë më shumë!

Të flasësh ose veç të tentosh tëe njollosësh punën historike dhe të pazëvendësueshme të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen e Kongresistit Joe DioGuardi është turpërimi më i madh që secili mund t’ia bëjë vetes! Kjo punë e ky kontribut i Ligës dhe DioGuardit e znj. Cloyes bashkë me Bordin e Drejtorëve të Ligës dhe dhjetra mijëra përkrahësve nga e gjithe Amerika, është gurethemeli dhe gardiani i përhershëm i miqësisë sonë speciale me Ameriken. Kushdo që prentendon ndryshe – mohon historinë, nuk njeh faktet!

Në deklaratën publike të Ligës, e cila bëhet në emër të Bordit të Drejtorëve (e jo në emër të krejt komunitetit shqiptar në Amerike, sepse askush nuk e ka këtë të drejtë), Liga nuk thërret askund për largimin e Grenellit nga pozitat e tij, por për lirimin e tij nga angazhimi në dialogun Kosovë-Serbi dhe zëvendësimin e tij me një diplomat të karrierës që e njeh Ballkanin më mirë. Liga nuk ka asgjë të keqe me Grenellin dhe as me pozitat e tij si amabsador në Gjermani dhe si Ushtrues Detyre i Drejtorit Nacional të Inteligjencës.

Këta dashakeq të etur për publicitet e për favore politike ndaj ndokujt, mos të harrojnë se Liga ka kultivuar miqësi të veçanta dhe të pathyeshme me figura kyçe nga të dyja taborret kryesore politike në Amerikë – Demokratë e Republikanë – duke përfshirë edhe bashkëpunim me Shtëpinë e Bardhë nën Trump dhe afërsine e DioGuardit me Z.vPresidentin Mike Pence!

Pra, mosni ju lutem! Mos hedhni baltë mbi pjesën me të ndritshme të angazhimit të diasporës sonë në Amerikë! Mosni!, ka theksuar Bislimi.

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here