Home Shëndeti Fjalët e fundit të Steve Jobs…

Fjalët e fundit të Steve Jobs…

125
0

/Përzgjodhi: Fadil Maloku/

Fjalёt e fundit tё Steve Jobs do t’ju bёjnё tё ndryshoni pikpamjet ndaj jetёs. Bilioneri ndёrroi jetё nga kanceri nё Pankreas kur ishte 56 vjeç.

Kёto janё fjalёt e tij tё fundit:

Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ёshtё mishёrimi i suksesit.
Megjithatë, pёrpos punës, gëzime kam pak. Në fund të fundit, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilën jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, rikujtoj gjithё jetën time dhe kuptoj se gjithë kjo famё dhe pasuri me tё cilёn jam krenuar aq shumё, është zbehur dhe bërё e pakuptimtë përballë vdekjes qё po afron.
Mund tё punёsosh dikё qё tё ngasё makinёn pёr ty, e tё fitojё para pёr ty, por jo qё tё kalojë sёmundjen pёr ty.
Gjёrat materiale tё humbura mund tё gjinden. Por ёshtё njё gjё qё s’mund tё gjindet kurrё kur humbet: “Jeta”. Kur njeriu shkon nё sallёn e operacionit, kupton se ka edhe njё libёr qё duhet tё mbarojё sё lexuari: “Librin e jetёs sё shёndetshme”.
Pavarёsisht fazёs sё jetёs nё tё cilёn jemi pёr momentin, me kohё do tё pёrballemi me ditën e mbylljes sё perdes. Ҫmo dashurinё pёr jetёn, dashurinё pёr bashkёshortin, dashurinё pёr miqtё…
Trajtoje mirё vehten. Duaji dhe kujdesu pёr tё tjerёt. Me moshё, bёhemi mё tё menҫur, dhe ngadalё arrijmё tё kuptojmё se:
• Mban orё 300 apo 30 dollarёshe, të dyja njësoj e tregojnë kohёn…
• Mban kuletё ose ҫantё 300 apo 30 dollarёshe, sasia e parave qё kanё brenda ёshtё e njejtё.
• Nёse ngasim makinё 150.000 apo 30.000 dollarёshe, rruga dhe distanca janё njёsoj, si dhe nё tё njejtin destinacion do të na ҫojnë.
• Nёse pi njё shishe vere 300 apo 30 dollarёshe, pasojat e alkolit janё njёsoj.
• Nёse shtёpia ku jetojmё ёshtё 300 apo 3000 sq. ft. (28 apo 279 m²), vetmia ёshtё njёsoj. Do tё kuptosh se lumturia e brendshme nuk vjen nga gjёrat materiale tё kёsaj bote.
• Nёse fluturon me klasin e parё apo me atё ekonomik, po ra aeroplani, bie edhe ti bashkё me tё. Ndaj, shpresoj tё kuptoni se kur keni shokё e miq tё vjetёr, vёllezёr e motra me tё cilёt flisni, qeshni, bisedoni, kёndoni kёngё, flisni pёr veri-jug-lindje-perёndim, apo qiell e tokё, “kjo ёshtё lumturia e vёrtetё”!!

Pesё fakte tё pamohueshme tё jetёs:
1. Mos i edukoni fёmojёt tё jenё tё pasur. Edukojini tё jenё tё lumtur, qё kur tё rriten tё dijnё vlerёn e gjёrave dhe jo ҫmimin.
2. Fjalёt mё tё ҫmuara nё Londёr… “Haje ushqimin si ilaҫ. Pёrndryshe, do tё hash ilaҫin si ushqim”.
3. Ai qё tё do, nuk do tё tё lerё kurrё pёr dikё tjetёr, megjithёse mund tё ketё 100 arёsye qё tё dorёzohet; ai ose ajo do tё gjejё njё arёsye pas sё cilёs tё mbahet.
4. Ka shumё ndryshim midis tё qenit qёnie njerёzore dhe tё qenit njeri. Vetёm shumё pak e kuptojnё kёtё.
5. Tё duan kur vjen nё jetё. Do tё tё duan kur tё vdesёsh. Periudhёn e ndёrmjetme duhet ta menaxhosh vetё.

Shёnim: Nё se do tё ecёsh shpejt, ec vetёm! Por, nё se do tё ecёsh larg, ec sё toku!

Gjashtё doktorёt mё tё mirё nё botё: 1. Drita e diellit; 2. Pushimi; 3. Ushtrimet; 4. Dieta; 5. Siguria nё vetvehte; 6. Miqtё. Mbaji ata nё tё gjitha fazat e jetёs qё tё kesh njё jetё tё shёndetshme.

ZOTI ËSHTË I MADH!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here