Home Lajmet Francë: Ai është në pushtet për gati gjysmë shekulli dhe nuk ka...

Francë: Ai është në pushtet për gati gjysmë shekulli dhe nuk ka në plan të pensionohet: Ai është 94 vjeç, dhe nëse fiton zgjedhjet e sotme do t’i ketë 101 vjet në përfundim të mandatit 7-vjeçar

119
0

Në mars u mbajr raundi i parë i zgjedhjeve për kryetarë në 36,000 fshatra dhe qytete në Francë, dhe raundi i dytë është planifikuar për sot, pas një vonese tremujore për shkak të pandemisë së virusit korona.

Njëri nga kandidatët është 94-vjeçari Andre Trigano, kryetari i bashkisë së Pamije, i cili ka qenë gati në gjysmë shekulli në zyrën publike dhe nuk ka në plan të pensionohet së shpejti.

“Shpresoj se nuk do të më duhet të kërkoj falje përsëri pse s’kam vdekur,” i tha ai BBC-së.

Trigano ishte në krye pas raundit të parë të zgjedhjeve në mars, dhe nëse fiton të dytin sot, 28 qershor, ai do të jetë 101 vjeç në fund të mandatit të tij, pasi mandati është 7 vjeçar. Ka edhe kryetarë të tjerë të përkohshëm të cilët ende mbajnë vendet e tyre, përfshirë 98-vjeçarin që shpreson të rizgjidhet në një fshat afër Bordo, por asnjëri nuk ka një prejardhje kaq të gjallë si kreu i Pamije.

I lindur në Paris në 1925, Trigano ishte një i ri gjatë okupimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Një oficer policie që jetonte në ndërtesën e tij këshilloi prindërit e Triganit, emigrantë hebrenj nga Algjeria, të largoheshin, sepse Gestapo kishte lëshuar një urdhër për arrestimin e tyre.

Ata u strehuan në rajonin malor të departamentit të Arège në jug të Francës dhe Trigano i ri u bashkua me lëvizjen e rezistencës antifashiste. Ai falsifikoi dokumentet për të ndihmuar anëtarët e forcave aleate – shpeshherë pilotëve të rrëzuar – të ikin në Spanjë. Ai u arrestua tre herë, por disi arriti të mbijetojë.

Pas luftës ai qëndroi në jug dhe filloi një biznes. Falë përvojave nga periudha e okupimit, ai kuptoi se mënyra e vetme për të parandaluar që tmerret e luftës të ndodhin përsëri ishte mbledhja e njerëzve me kombësi dhe prejardhje të ndryshme për një pushim të përbashkët.

Babai dhe vëllai i tij filluan një biznes me prodhim tendash para luftës, kështu që i riu Trigano filloi një biznes kampimi. Ideja ishte të bënte të mundur pushime të thjeshta, të përbashkëta në vende si Mallorca, Korfuzi dhe Djerba në Tunizi. Biznesi familjar lulëzoi, pjesërisht falë vendimit të shtetit francez në mesin e viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar për të rritur pagesën e punëtorëve për pushim tre javë në vit.

Të ardhurat e ndihmuan Trigan të mbledhë një koleksion prej 120 “old timer”-“automjete të kohës së vjetër”, duke përfshirë Citroen, Cadillac, Rolls-Royce dhe një Excalibur. Por, Trigano u interesua gjithnjë e më shumë për politikën dhe e ktheu qoshen e tij të Pirenejve në një fazë politike personale.

Për 25 vjet, Trigano ishte kryetari i bashkisë së Pamije, qyteti më i madh i Arjez me 16,000 banorë. Më parë, ai ishte kryetar i qytetit të Mazer për 24 vjet, dhe në të njëjtën kohë ai ishte një anëtar i parlamentit kombëtar në Paris për ca kohë.

Ai thotë se pasuria e tij personale inkurajon besimin, sepse njerëzit janë më pak të shqetësuar se ai do të abuzojë me pozicionin e tij për përfitime personale. Sidoqoftë, Trigano vendosi që pas një përvoje të tillë, ai do të kandidojë përsëri për kryetar komune në moshën e tij të vjetër, sepse beson se ka ende shumë punë të papërfunduar, përfshirë rinovimin e qendrës së qytetit Pamije.

“Çdo natë shkoj në shtrat për t’u zgjuar në mëngjes me një dyzinë idesh të reja, të shkëlqyera për qytetin”, thotë ai.

Rivalët e Trigan përdorin moshën e tij si një argument kundër tij, dhe dy prej tyre i thanë BBC-së se ishte koha që ai të tërhiqej dhe të pensionohej.

“Po, ai bëri shumë për qytetin në të kaluarën, por ai u shndërrua në një autokrat të vjetër”, thotë pronarja e furrës së qytetit, Marilyn Duse, një kandidate në zgjedhje.

BBC tregon se kjo shpjegon pse Trigano tha se shpresonte se nuk do të duhet të kërkojë falje përse nuk është i vdekur. Trigano thekson se ai mori pjesë në 19 zgjedhje të ndryshme, nga kryetari i bashkisë deri në këshillin rajonal dhe parlamentin, dhe se ai humbi vetëm një herë.

“Nëse dikush dëshiron punën time, do të duhet të luftojnë për të!”, përfundoi ai.

/Përktheu dhe përshtati në shqip: N.Buzuku/Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here