Home Kronika Gjilani në 24 orët e fundit: Tre të vdekur dhe 57...

Gjilani në 24 orët e fundit: Tre të vdekur dhe 57 raste pozitive me COVID-19

112
0

Pas mbylljes së vendit nga mbrëmë në orën 20:00 e deri të hënën në mëngjes në orën 05:00, sot në Gjilan ishte ditë e qetë dhe tipike vjeshte, e shoqëruar me diell në pjesën e mesditës.

Kishte lëvizje më të pakta, marketet e vogla dhe dyqanet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret dhe pikat e karburantit kanë punuar.

Numri i veturave në qarkullim ishte tejet minimal, pasi qyteti i Gjilanit është në mesin e shtatë komunave të karantinuara deri të hënën në orën 05:00.

Masën e mbylljes e mori Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë pasi virusi mori hov dhe numri i të infektuarve me COVID-19 të premtën ishte rekord në 728 raste, kurse sot 491 raste pozitive.

Gjithashtu, edhe numri i të vdekurve në 24 orët e fundit në Kosovë ishte 12, ndërsa në Gjilan 3 raste të vdekjes (69, 66 dhe 65 vjeç).

Mos e neglizhoni virusin korona, sepse njerëzit po vdesin dhe ata që janë shëruar tregojnë tmerrin që kanë përjetuar nga ky virus vdekjeprurës.
Respektoni rekomandimet e IKSHPK-së dhe të institucioneve komunale të Gjilanit për masat mbrojtëse:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

/N.B./

/Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here