Home Kronika Gjilani organizoi koncert të muzikës klasike në nderim të 93 qytetarëve që...

Gjilani organizoi koncert të muzikës klasike në nderim të 93 qytetarëve që e humbën betejën me COVID-19

88
0

Gjilan, 22 dhjetor 2020 – Nën organizimin e zyrës së kryetarit, Lutfi Haziri, në Gjilan, duke respektuar masat anti-COVID-19, është mbajtur të martën koncerti “Requiem of Hope” nga ClassiKos, në nderim të 93 qytetarëve të Gjilanit të cilët e humbën betejën me COVID-19.
Para se të nis koncerti, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka folur drejtoresha e Kulturës në Gjilan, Deniza Limani.

“Sonte bëjmë homazh për 93 qytetarët tanë të cilët e humbën betejën me virusin, i cili e ka gjunjëzuar botën dhe Kosovën. Është emocion për me dalë me folë këtu, sepse edhe unë e kam humbur një anëtare të familjes sime. Falenderoj shumë grupin e KlasiKos që janë sonte me ne, sikurse që i falënderoj qytetarët prezëntë sonte”, tha Limani, derisa ka falenderuar mantelbardhët për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë gjithë kohës së pandemisë.

ClassiKos sollën një koncert të permasave më ndryshe të muzikes serioze, ku u interpretuan vepra madhështore nga Moxart-it, R.Dhomi, Ç. Zadeja, T. Albinoni dhe A. Peterson, te cilat u performuan nga profesionistët e Gjilanit: Orkestrina dhe Kori nën udheheqjen artistike të Burhan Azizi me dirigjente Florentina Rushiti – Bajrami dhe në piano Ndriqim Bajrami.

Secila vepër e sjellur në skenë, ishte e përmbushur me shumë emocion. Një lidhje e pa përshkruar mes thjeshtësisë së melodisë dhe interpretuesve ku shprehej kontrasti i mprehtë mes të bukurës dhe dhimbjes.
Ndryshe, në skenë për secilën jetë të humbur nga ky virus ishte ndezur nga një qiri.

/www.arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here