Home Kult/Arsim Gjithçka qe vjetëruar me shpejtësi, dhe uji i zi…/muzgu 6/

Gjithçka qe vjetëruar me shpejtësi, dhe uji i zi…/muzgu 6/

124
0

Ismail Kadare – “Ura me tri harqe”

… mbi tabelën e ndryshkur shkronjat “Lundra dhe trape” mezi lexoheshin, kurse dy dërrasa të trapit qenë shkulur dhe askush nuk qe kujdesur t’i riparonte. Gjithçka qe vjetëruar me shpejtësi, dhe uji i zi, që humneronte midis dërrasave, dukej se i bënte edhe më të vrenjtur kalimtarët mbi trap. Një muzg të diele (kjo ishte e vetmja ngjarje, që mund të mbahej mend disi) kaluan lumin ca njerëz të ngutur e të zymtë, të veshur me bërruce të zinj që, porsa zbritën në bregun tjetër, u duk sikur i përpiu mjegulla. S’kaloi shumë kohë dhe trapin e kërkuan ca njerëz të tjerë po me bërruce të zinj dhe po aq…


/Përzgjodhi: N.B./
Foto: Liqeni i Pogradecit dhe ballina e romanit “Ura me tri harqe”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here