Secila foto ka një porosi dhe është bërë në ndonjë aktivitet apo ngjarje në kohë…
Jeta s’është veçse një kolorit aktivitetesh, veprimesh, sjelljesh, punë e në momente edhe argëtim e pak ‘ekzaltim’ në një kohë tjetër, por jo pa vlera…
Gjithçka ndryshon e shuhet me kohën, vetëm ndonjë gjurmë çasti mund të mbijetojë!
Në këto foto jemi disa kolegë të udhëtimit në një kohë e në një mision – në arsimimin e brezit të ri. Në këto foto diku nuk mungojnë edhe nxënësit, maturantët, që aq të dashur ishin për ne e ishim për ata.
Në foto, profesorët: Sylejman Morina, Zejnullah Rexhepi, Sabri Morina, Nexhat Buzuku, Sefedin Maliqi, Aziz Matoshi, Zeqirja Morina, pedagogu i shkollës – Haki Dërmaku, Shaip Surdulli, Zija Rrudhani, Xhavit Kryeziu, Rexhep Vranja…Emrat tjerë nëse ju kujtohen ju lutem shkruani në komente ose në messenger që t’ia bashkangjes tekstit.
/N.B./
/Fotot dhe tekstin: Nexhat Buzuku/