Home Lajmet Grenell i reagon Petrit Selimit, përgënjeshtron deklaratat për heqjen e vizave për...

Grenell i reagon Petrit Selimit, përgënjeshtron deklaratat për heqjen e vizave për Kosovën

140
0
U.S. President Donald Trump's envoy for the Kosovo-Serbia dialogue, Ambassador Richard Grenell speaks during a press conference after a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic in Belgrade, Serbia, Friday, Jan. 24, 2020. Grenell is meeting Serbian President Vucic in order to move the dialogue and normalize relations between the two sides.(AP Photo/Darko Vojinovic)

I dërguari i posaçëm i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka përgënjeshtruar në dy raste kryeshefin ekzekutiv të Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimin.

Në rastin e parë Selimi kishte shkruar në Twitter se Kosova është gati të marrë një grant të madh nga SHBA për ndërtimin e një gazsjellësi jo rus për Ballkanin Qendror, ndërsa në rastin e dytë Selimi kishte shkruar se kosovarët dhe serbët mund të udhëtojnë pa viza drejt ShBA-së brenda 45 ditëve pas marrëveshjes për normalizimin ekonomik.

“Shuplakë e fortë në fytyrë drejt BE-së për qëndrimin e saj racist karshi Kosovës mund të vijë nga DC dhe administrata e Donald Trump: Mediat në Kosovë raportojnë se ShBA ka njoftuar se Kosova dhe Serbia mund të udhëtojnë pa viza drejt ShBA-së 45 ditë pas marrëveshjes për normalizim ekonomik”, ka shkruar Selimi në rastin e parë.

“Diversifikimi i energjisë” ka të bëjë ndoshta me marrjen e një granti të madh së shpejti nga SH.B.A. për të ndërtuar një tubacion gazi jo rus me Ballkanin qendror. E gjithë marrëveshja është duke u negociuar ndërsa flasim. Njoftimi pritet para fundit të vitit”, kishte shkruar Selimi në rastin e dytë.

Në të dyja rastet Grenell ka reaguar duke thënë se këto të dyja janë “të pavërteta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here