Home Extra Hadithi amerikan

Hadithi amerikan

179
0

Nga Veton Surroi

Numri i kriminelëve, hajnave, mashtruesve dhe gënjeshtarëve që kanë folur për ortodoksinë e tyre amerikane ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Siç është numri i madh i kriminelëve, hajnave, mashtruesve dhe gënjeshtarëve që besojnë thellë se rrëfimi në Kishë apo shkuarja në Qabe do t’i absolvojë

1.

E pyetën ministrin e Shëndetësisë së Izraelit se a do të mund të kremtohen Pashkët lirisht, pa kufizimin e lirive nga kriza e pandemisë së COVID-19 .

Përgjigjja e tij ishte kjo, cituar nga gazeta prestigjioze “Haaretz”:

“Ne po lutemi dhe shpresojmë që Mesiaja do të arrijë para Pashkëve (hebraike, vërejtje e imja), kohën tonë të shpengimit. Jam i sigurt se Mesiaja do të mbërrijë dhe do të na nxjerrë ashtu si Zoti na nxori prej Egjiptit. Së shpejti do të dalim në liri dhe Mesiaja do të vijë e do të na shpengojë nga të gjitha telashet e kësaj bote”.

Ministri quhet Yaakov Litzman, i përket partisë ultra-religjioze Agudat Yisrael, pjesë e koalicionit qeverisës. Ultra-religjiozët janë me fuqi të madhe, ndonëse tradicionalisht pakicë politike, por pakicë e nevojshme për koalicion. Këtë pushtet të madh e zbaton këto ditë duke mos penguar lutjet në sinagoga, ndonëse çdo aktivitet tjetër për më shumë se dhjetë pjesëmarrës është i ndaluar. Ky nuk ndalohet edhe pse u vërtetua se një e treta e të infektuarve me virus fundjavën e kaluar dolën të kenë qenë mbledhur në sinagoga.

VĂ«shtrimin e plotĂ« mund ta lexoni nĂ« Koha Ditore. Klikoni kĂ«tu pĂ«r t’u regjistruar falas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here