Home Kult/Arsim HARROJE … E KTHEHU

HARROJE … E KTHEHU

161
0

/Nga Sabit Rrustemi/

Ars Repriza …

Harroje këtë vapë vere e vetmie
që shtrihet mbi ne me ngjyra zymtësie
atë pemë të mbetur pa një erë freskie
atë grishë mali që humbi diku nëpër korie

Harroje dhe atë pikë uji që u dogj e s’u pi
mblidhe veten prapë për nji trohë dashni
se kjo jetë që s’kthehet s’ka kokërr yndyre
nëse ajo dritë zemre nuk shndërit për f’tyre

Harroje dhe atë udhë që s’u ec deri në fund
atë ndjenjë çasti që papritur na shkund
mos u jep kaq lehtas as mos u tremb
se kjo botë e moçme ende s’u shemb

… e kthehu aty ku zjarri kurrë s’ u shua
ku për ty jetoj e rrjedh pa pra si krua

( 3 – 4 gusht 2017 )

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here