Home Kronika Haziri e Damianovski: Gjilani e Kumanova janë shembull i bashkëpunimit ndërkufitar

Haziri e Damianovski: Gjilani e Kumanova janë shembull i bashkëpunimit ndërkufitar

109
0

Gjilan, 12 nëntor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Komunovës, Maksim Damianovski, pas marrëveshjes së binjakëzimit, kanë deklaruar se këto dy komuna janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërkufitar për 17 vite.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi falënderoi kryetarin Damianovski për bashkëpunimin, tha se në të ardhmen do t’i integrojnë edhe më shumë aktivitetet ekonomike, kulturore e arsimore.

“Bashkëpunimi ynë ndërkufitar ka kulmuar me hapjen e vendkalimit kufitar për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Komunikimi i njerëzve, familjeve, ekonomisë dhe biznesit është synimi ynë. Besojmë shumë që do ta kemi edhe mbështetjen e dy qeverive tona, Prishtinës dhe Shkupit. Besojmë shumë që mikro-rajoni europian, ku përfshihet Presheva, Bujanoci dhe 17 komunat tjera, do të zhvillohet shumë duke qenë shembull i mirë i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, tha Haziri.

Ndërsa, kryetari i Kumanovës, Maksim Damianovski, pasi e falenderoi Hazirin për bashkëpunimin 17-vjeçar, tha se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë rajonal.

“Jemi dy komuna në zonë kufitare, kemi aplikuar me një numër të madh të projekteve të përbashkëta, të cilat veçse jemi duke i implementuar. Pra, bëhet fjalë për tri projekte të përbashkëta. Njëra nga nismat kryesore të partneritetit dhe miqësisë sonë është hapja e vendkalimit kufitar që tashm është bërë realitet”, tha Damianovski.

Kumanova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here