Home Kult/Arsim Haziri: Mësimi në shkollat e Gjilanit drejt normalizimit

Haziri: Mësimi në shkollat e Gjilanit drejt normalizimit

73
0

Kryrtari Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka vizituar SHFMU “Thimi Mitko” dhe Institucionin Parashkollor “Integj” është shprehur i kënaqur që procesi mësimor në shkollat e Gjilanit po shkon drejt normalizimit të plotë.

Haziri ka shkruar:

“Jam krenar që mësimi në shkollat e Gjilanit po shkon drejt normalizimit. Gjatë vizitës në shkollën fillore “Thimi Mitko” dhe në IP Integj, pashë nga afër punën madhe që bëhet në këto institucione”, është shprehur Haziri.
Ndërsa ka shtuar se “në të gjitha shkollat tona ka nisur mirë gjysmë-vjetori i dytë. Shpresoj shumë që po shkojmë drejt fundit të pandemisë. I uroj nxënësit, mësimdhënësit e prindërit. Faleminderit për lojalitetin tuaj kundër përhapjes së COVID-19!”, ka theksuar ai.

/www.arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here