Home Kronika Haziri në Njësinë e Zjarrfikjes, i falënderon për mbështetjen dhe angazhimin në...

Haziri në Njësinë e Zjarrfikjes, i falënderon për mbështetjen dhe angazhimin në kohë pandemie

108
0

Gjilan, 28 gusht 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e madhe gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Haziri tha se përpos misionit të përditshëm, Njësia e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit kanë dhënë kontribut të madh në dezinfektim të objekteve për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe të ofruar në vazhdimësi.

Kreu i Gjilanit, gjatë kësaj vizite, ka konfirmuar se në objektin e këtij institucioni do të bëhet instalimi i nxemjes qendrore, sikurse edhe investime të tjera të nevojshme për operim sa më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here