Home Lajmet Haziri: Nuk do të ketë takim në Shtëpinë e Bardhë – Hoti...

Haziri: Nuk do të ketë takim në Shtëpinë e Bardhë – Hoti nuk udhëton në Washington

119
0

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një telefonatë gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se Kosova nuk do të ketë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, siç ishte planifikuar për 27 qershor.

Sipas tij, Hashim Thaçi nuk do të jetë dhe kështu që ky takim nuk do të zhvillohet.
Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë nuk zhvillohet, pasi Kosova nuk ka delegacion më.

Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës.

Hoti ka një axhendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës’, deklaroi Lutfi Haziri në SYRI TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here