Home Kult/Arsim Haziri: Shkollat e Gjilanit shembull i mirë në respektimin e masave anti-COVID-19

Haziri: Shkollat e Gjilanit shembull i mirë në respektimin e masave anti-COVID-19

110
0

Me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë shkollor 2020/21, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit, stafin menaxherial të shkollave dhe prindërit për përmbylljen me sukses të periudhës së parë të vitit shkollor.

Ja postimi i plotë i kryetarit Haziri:

” Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e menaxherë të shkollave të Gjilanit, Me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2020/2021, shpresoj që, edhe pse në kushte pandemie, t’i kemi arritur objektivat tona të mësim nxënies. Jam shumë i lumtur që infeksioni COVID-19 nuk i ka prekur në masë të madhe shkollat tona, prandaj ju falënderoj dhe ju përgëzoj për angazhimin e jashtëzakonshëm në edukimin e nxënësve të Gjilanit, duke qenë shembulli më i mirë edhe i respektimit të masave anti-COVID-19.Shpresoj dhe uroj që në gjysmëvjetorin e dytë t’i kthehemi normalitetit dhe të punojmë me dinamikë të shtuar në arritjen e qëllimit tonë për edukimin e nxënësve të cilët janë e tashmja dhe e ardhmja jonë. Ju uroj pushime të këndshme të gjithëve. Dashtë Zoti ta keni shëndetin dhe begatinë në familjet tuaja. Ju faleminderit!”, theksohet në mesazhin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

www.arenapress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here