Home Shëndeti Instituti në Floridë: Nga kjo jemi frikësuar: Virusi korona ka pësuar mutacion...

Instituti në Floridë: Nga kjo jemi frikësuar: Virusi korona ka pësuar mutacion (evoluim) dhe është bërë edhe më infektues, pretendojnë shkencëtarët!

79
0

Një seri eksperimentesh laboratorike të kryera nga studiues amerikanë tregojnë se virusi korona ka evoluar dhe është bërë më infektues.

Sipas CNN, këta shkencëtarë pretendojnë se mutacioni ndikon në një proteinë që lejon që virusi të depërtojë brenda qelizave në trupin e njeriut.

Sidoqoftë, rezultatet e studimit të tyre ende nuk janë konfirmuar nga përfaqësuesit e tjerë të kësaj fushe, dhe kërkimet e mëtutjeshme janë të nevojshme, por nëse këto pretendime vërtetohen se janë të vërteta, do të jetë hera e parë që është provuar një ndryshim i rëndësishëm në koronavirus.

“Në sistemin e kulturës qelizore që kemi përdorur, viruset me atë mutacion ishin shumë më ngjitëse se ata pa mutacion,” tha Herjun Coi, një virolog në Institutin e Kërkimit Scripps në Florida.

Me mutacionin për të cilin është fjala, virusi merr një numër shumë më të madh të “spikes” të proteinave të jashtme, të cilat lejojnë që ajo të arrijë në qelizat, theksojnë shkencëtarët amerikanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here