Home Kronika Ismajli: Janë kontaktuar të gjithë ata që kanë pasur kontakt me dy...

Ismajli: Janë kontaktuar të gjithë ata që kanë pasur kontakt me dy personat e prekur me Covid-19

151
0

Nënkryetari i Kmunës së Gjilanit, Arbër R.Ismajli, ka konfirmuar se sot janë vizituar familjet e dy personave të prekur nga virusi Corona, dhe është siguruar lista e personave që kanë pasur kontakt me dy të infektuarit, që kanë rezultuar pozitiv në teste për Coronavirus.

Gjilan, 22 mars 2020 – Komiteti për mbrojtje dhe shpëtim për paranadalimin e përhapjes së Covid-19, i kryesuar nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, kanë qëndruar sot në Zhegër dhe Vrapçiq, pas konfirmimit të dy rasteve të prekura me Covid-19.
Nënkryetari Ismajli në deklarimin publik tha se janë kontaktuar të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër kanë pasur kontakt me dy personat e infektuar.


“Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim për Parandalimin e Covid-19, sapo u kthyem nga terreni, përkatësisht nga fshatrat Zhegër dhe Vrapçiq, që për fat të keq janë prekur prej këtij virusi, dy raste. Mund të konfirmoj se janë kontaktuar të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër kanë pasur kontakt me dy personat e infektuar. Falë angazhimit të policisë dhe mjekëve, e kemi listën e këtyre personave. Gjendja është nën kontroll dhe i lus qytetarët që t’i përmbahen rregullave të institucioneve”, ka thënë Ismajli.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, Dr. Ajhane Sefiu, ka njoftuar se së bashku me ekipet mobile kanë vizituar dy familjet në Zhegër dhe Vrapçiq, me ç’rast janë udhëzuar që t’u përmbahen rregullave për parandalimin e Covid-19.

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here