

Kampusi, mjedisi më i pastër dhe më i bukur në Gjilan, i pret me këtë pamje mahnitëse rreth 5 mijë nxënës në shtator.
Të rinjtë shkollarë veç mësimit këtu do të shpërfaqin edhe ëndrrat e tyre rinore mbi jetën sot dhe të ardhmen.
Afër 6 muaj larg kampusit dhe objekteve shkollore, nxënsësit gjithmonë kanë shtruar pyetjen “kur do të kthehemi…?
Jeta mund të ndërrojë ritëm e kahe, por nuk ndalet kurrë…
E kur ju të hyni këtu, ky mjedis do të marr edhe dritë e shumë jetë. Ju ka munguar dhe i keni munguar kësaj natyre hyjnore të mirëmbajtur nga ata ë janë në këto foto, duke i dhënë dorën humanizuese, ndërsa ardhja juaj do ta përjetësojë…
/N.B./






/Arenapress.info/