Home Dikur/dje dhe sot/ Jeta rinore, koha, kultura dhe sporti dikur dhe sot – rinia e...

Jeta rinore, koha, kultura dhe sporti dikur dhe sot – rinia e harruar! /Kthimi në kohë…/

266
0

/N.B./Arenapress.info/

Nga organizime të mirëfillta rinore në degradim të skajshëm të jetës rinore, pa të sotme e pa perspektivë jetësore…


Deri sa dikur të rinjtë kanë qenë të organizuar në organizate rinore, në kuadër të të cilave kanë funksionuar seksione të ndryshme rinore: aktivitete kulturore-artistike, grupe letrare, dramatike, aksione rinore të punës, revista, fletushka, etj.
Kishte shpërblime e mirënjohje, jo vetëm në letra, për nxënësit më të dalluar, për mësimdhënësit më të mirë, për klasën më të mirë.

Në shkolla organizohej aksioni “Mësim, mësim dhe vetëm mësim”, etj.
Sot, rinia i është lënë stihisë, rrugës, drogës, lojërave të dhunshme të internetit, tymosjes së shishave, prostitucionit. Në televizione e portale të rinjtë nuk kanë çka shikojnë as lexojnë e dëgjojnë për jetën e tyre, përveç ‘vlera’ tallava, pseudovlera, pornografi, filanja u martue, u nda, çika e filanit shpenzoi kaq për dasmë…

Nuk ka organizata të mirëfillta rinore, ka vetëm disa OJQ profitabile rinore me nga 2-3 vetë, improvizojnë ndonjë debat me nga 10 nxënës nëpër shkolla dhe kaq!

Qyteti i vjeter i Gjilanit

Nëse bëhen organizime rinore për mirëmbajtje ambienti, pastrimi, aksione në shkolla për pastrimin e hapësirave përreth shkollës, menjëherë këto aksione quhen “populiste!”, keqpërdorim i rinisë, etj.

Riniia e sotme është e privuar nga e drejta natyrore e shoqërore për të jetuar me dinjitet. Të rinjtë, sot, janë të tjetërsuar, të cenuar dhe të atakuar nga antivlerat dhe mungesa e organizimit dhe perspektivës jetësore

/Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here