Home Kronika Kamenicë: Dezinfektues me bazë alkooli në 24 objekte kolektive banesore dhe në...

Kamenicë: Dezinfektues me bazë alkooli në 24 objekte kolektive banesore dhe në 16 hyrje të institucioneve publike

126
0

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, bëri të ditur se në qytetin e Kamenicës janë vendosur dezinfektues me bazë alkooli në 24 objekte kolektive banesore dhe në 16 hyrje të institucioneve publike.

Kjo masë preventive krijon siguri mbrojtëse te qytetarët nga virusi korona, por varet nga ata në ç’masë e përdorin dhe sa i respektojnë udhëzimet e Qeverisë e të Komunës.

Postimi i plotë:

Sot kemi vendosur dezinfektues me bazë alkooli në 24 objekte kolektive banesore dhe në 16 hyrje të institucioneve publike.

Ne po angazhohemi në caktimin e të gjitha masave preventive, por zbatimi i tyre ju takon juve.

Falënderoj ekipet në terren për angazhimin gjatë këtyre ditëve dhe mesazhi im si zakonisht, ka shkruar e apeluar kryetari Kastrati.

– #RRINI N’SHPI❗

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here