
Ministri në detyrë për Bujqësi, Pylltari e Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot, ka vizituar Kamenicë, me ç’rast me kryetarin e Komunës, Qëndron Kastrati, kanë vizituar disa fermerë të kësaj komune.
Për vizitën ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë:
Bashkë me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, z. Besian Mustafa, vizituam disa nga fermerët të komunës sonë.
Si komunë me potencial për zhvillimin e bujqësisë, u kemi lejuar qasje fermerëve që t’i punojnë tokat e tyre.
Dëgjuam sfidat me të cilat përballen dhe u ofruam mbështetjen tonë të plotë në ushtrimin e veprimtarive.
Arenapress.info/Arena Press/








