Home Kronika Kamniku sot, siç nuk duhej të ishte – pamje të tmerrshme –...

Kamniku sot, siç nuk duhej të ishte – pamje të tmerrshme – mbeturina në të gjitha anët – pakujdesia totale kolektive aty!

127
0

Banuesit duhet të kujdesen aty për ambientin e tyre se bërllokun nuk e ka obigim askush me ardhë me ua mbledh, sepse e keni hudhur vetë.

E turpshme, mungesë kulture elementare mjedisore…

Sot, në Kamnik, në pstrimin e mbeturinave te në hapësirat te banesat kolektive në këtë lagje, ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër R. Ismajli.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër R. Ismajli, ka njoftuar se sot, së bashku me operatorët ekonomik, ishim për vizitë në lagjën “Kamniku”, për të bërë pastrimin prapa hapësirave të banesave kolektive. Sinqerisht, ajo se çka pamë aty ishte e tmerrshme. Mbeturina në të gjitha anët, pakujdesi e madhe kolektive. Mbeturina nuk vijnë vetëvetiu!

Çfarë mjerimi, mungesë kulture elementare mjedisore!

Ai ka thënë: “U bëjmë thirrje të veçantë këtyre banorëve, të keni kujdes të shtuar, dhe të mos i hudhni mbeturinat në hapësirat ku i rritni fëmijët tuaj. Kjo na bënë me njollë të pashlyer në prezantimin e identitetit tonë, na jep një imazh të keq në pakujdesinë tonë ndaj dëmtimit të së mirës publike. Kjo panoramë tregon gjithçka, se ku jemi ne sot me këtë kauzë që bota tashmë e ka kaluar shumë dekada më parë, por që duket se tek ne do na duhet edhe pak kohë për ta tejkaluar këtë gjendje”, ka theksuar Ismajli.

Prandaj, i ftojmë banorët e kësaj lagjeje, që ta mirëmbajnë këtë hapësirë të mrekullueshme, por të stërkequr nga moskujdesi, të mos e ndotni, sepse kjo i shërben plotësimit të kërkesave të juaja dhe fëmijëve për pushim dhe rekreacion. Është një ambient që mund të shfrytëzohet si hapësirë fantastike kolektive për kalimin e kohës së lirë së bashku me familjet e juaja.


Ai kërkoi vetëdijësimin e qytetarëve karshi këtij problemi. Ndotja e këtyre hapësirave publike duhet të ndalohet përgjithmonë.
Ismajli paralajmëroi se pas situatës pandemike do të vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj problematike, e cila po na jep një shembull jo të mirë në këtë fushë.
Duhet njëherë e përgjithmonë të dalim nga ky imazh i rëndë, në çfardo mënyre e në çdo lloj forme!

Foto: Pas pastrimit, sot

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here