Home Kronika Komiteti Emergjent i Gjilanit e vlerëson gjendjen të qetë dhe nën...

Komiteti Emergjent i Gjilanit e vlerëson gjendjen të qetë dhe nën kontroll

119
0

Gjilan, 27 prill 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë sot se me përfaqësuesit ndër-institucionalë, kanë vlerësuar gjendjen e përballjes me Covid-19 si të qetë dhe stabile, sikur që është konfirmuar se ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në ruajtjen e shëndetit publik.

“Nga 52 rastet e testuara mbrëmë nuk e kemi asnjë rezultat pozitiv. Edhe sonte e nesër do të bë​hen teste për të monitoruar gjendjen e përhapjes së Covid-19. Edhe më tutje janë të izoluara 21 familje. Kërkohet disiplinë dhe vetëpërmbajtje e përgjithshme dhe qëndrimi sa më shumë në shtëpi – si rruga më e mirë e luftimit dhe eliminimit të kësaj sëmundje ngjitëse. Rastet që tashmë janë të prekura janë nën monitorim dhe luten të gjithë që t’i respektojnë rekomandimet e institutit dhe vendimet e Qeverisë për karantinë”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri theksoi se edhe më tutje nuk ka lehtësim të masave, por nëse punojmë më shumë së bashku në vetëpërmbajtje, pas kësaj jave nëse lakorja e trajtimit të rasteve është në rënie, atëherë mund të punojmë në planin e krijimit të lehtësirave që nënkupton hapjen e disa operimeve ekonomike.

Haziri ka thënë se deri në normalizim të gjendjes duhet të rrini në shtëpi, të dëgjoni policinë, inspektoratin, zyrtarët e emergjencave civile, sepse ata janë të angazhuar për t’u përkujdesur për shëndetin publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here