Home Kult/Arsim Kompania “Led -Com.CH” dhuroi 10 kompjuterë për familjet rome në Gjilan

Kompania “Led -Com.CH” dhuroi 10 kompjuterë për familjet rome në Gjilan

108
0

Pas alarmimit përmes një shkrimi të Arbër R. Ismajlit, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, se fëmijët rom kanë humbur lidhjen me mësimin në mungesë të paisjeve teknlogjike, nuk vonoi shumë dhe pas tre ditësh u lajmëruan njerëzit me shpirt humaniteti, pa ta cilat jeta dhe bota do të dukeshin të errta. Kështu, kompania “Led-Com.CH” dhuroi 10 kompjuterë për 10 familje rome.

Në vazhdim lexonjeni postimin e plotë të Arbërit, shkruar para pak minutash:

Të mërkurën e kësaj jave që po e lëmë pas, paraqita shqetësimin tonë lidhur me mospërfshirjen e fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët po diskriminohen nga procesi edukativo-arsimor, i cili po zhvillohet online për të gjithë fëmijët shqiptarë. Pas thirrjes tonë, për t’i mbështetur këta fëmijë me paisje teknologjike, telefona, kompjuterë, etj, menjëherë na u lajmëruan disa donatorë vullnetmirë, të cilët hapën zemrat e tyre në funksion të mbështetjes së këtyre fëmijëve.

Kompania “Led-Com.CH”, me Mehmet Sopa dhe Refik Ramadani, na u lajmëruan me donacion prej 10 kompjuterësh, për 10 familje rome, të cilët do i’u shërbejnë këtyre fëmijëve për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe detyrave të tyre arsimore – edukuese, që do të jenë në funksion të largimit të pasivizimit nga procesi edukativo-arsimor, për shkak të pandemisë COVID19. Ky pasivizim dhe pamundësi për mësim bie në kundërshtim me të drejtën për arsimim online, sikurse, të gjithë fëmijët moshatarë të familjeve shqiptare.

Kemi thënë që kjo shkëputje e tyre dhe mospërfshirja në këtë vazhdë të aktivitetit mësimor, nuk na bënë nderë, e aq më pak, sepse na bënë diskriminues ndaj këtij komuniteti. Ne, përgjithmonë, do t’i jemi mirënjohës kompanisë “Led-Com.CH”, që tregoi zgjuarsi dhe vullnetarizëm të pashoq për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të fëmijëve të këtij komuniteti. “Led-Com.CH” gjithmonë është paraqitur aty ku ka qenë nevoja, për t’i përmbushur disa nga nevojat bazë të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike.

Ky komunitet meriton shumë më shumë, ngase edukimi dhe arsimimi, përveç që është një e drejtë e garantuar për çdo fëmijë, parasegjithash, nga ky edukim rrjedhimisht edhe ne si shtet do të jemi me kuadro më të mira dhe të përgatitura nga të gjitha komunitetet, të cilat jetojnë në Kosovë.
Duhet ta kthejmë vëmendjen e shtuar ndaj këtij komuniteti, të cilët nuk po përkrahen siç duhet nga institucionet e vebdit.

Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues ndaj “Led -Com. CH” që investuan në edukimin e këtij komuniteti, ka theksuar Ismajli.

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here