Home Shëndeti Kosova është kthyer në vend të vdekjes: Edhe 5 të vdekur sot...

Kosova është kthyer në vend të vdekjes: Edhe 5 të vdekur sot nga Covid-19

97
0

Dje dhe sot kanë vdekur 12 pacientë në QKUK nga Covid -19.

Edhe pesë persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me Covid-19. Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

Ka shkuar në 71 numri i të vdekurve me Covid-19 në Kosovë. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa 4 të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Trupat e pajetë të të vdekurve do të shkojnë edhe për obduksion.

“Të gjitha viktimat kishin edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare”, ka thënë një zyrtar i QKUK’së.

P.S.-
Nuk arsyetohen vdekjet duke deklaruar se ishin mbi 60 vjeç! Ky arsyetim është johuman dhe i dënueshëm edhe me norma ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe të jetës së tij, pavarësisht moshës.
Gjithashtu, nuk e arsyeton asnjë vdekje deklarimi i institucioneve përkatëse se këta që vdiqën kishin sëmundje shoqëruese! E turpshme, kush nuk ka një sëmiundje sot?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here