Home Lajmet Kriza ekonomike: Gjermania nuk ka më nevojë për punëtorë nga Ballkani, shumë...

Kriza ekonomike: Gjermania nuk ka më nevojë për punëtorë nga Ballkani, shumë shtetas të saj kanë mbetur pa punë

138
0
Part of the Reichstag building (german goverment) with inscription Dem Deutschen Volke (to the German people) in Berlin the capital city of Germany, Europe, blue sky

Gjermania do t’i vendosë kufizime fuqisë punëtore nga Ballkani, pasi që numri i të pa punëve në këtë vend ka shënuar rritje si pasojë e pandemisë Covid-19.

Zëdhënësi i koalicionit CDU/CSU për Politika të Brendshme në Bundestag, Mathias Middelberg, ka thënë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, se ky shtet ka shënuar rënie të madhe ekonomike dhe se tani janë 600 mijë të papunë më shumë sesa para një viti.
“Në një gjendje të tillë, mosndryshimi i rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk përbën opsion. Prandaj, po bëjmë fushatë për kufizim të qartë të rregullores: dy në vend të pesë vjetëve dhe një kuotë vjetore prej më së shumti 15.000 vetash”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here