Home Extra Kryeministër, mos i fto as mos i tako – janë pa legjitimitet!

Kryeministër, mos i fto as mos i tako – janë pa legjitimitet!

166
0

Editorial

Edhe Kuvendi është pa legjitimitet, sepse kur votoi për shkarkimin e kryeministrit, Kuvendi nuk votoi në emër të votës së popullit, por votoi me porosi, pra votoi në emër të liderëve të katër partive politike.


Me mocionin deputetët shkelën votën e popullit, sepse nuk përfillën votën e tyre por porositë dhe presionin e liderëve të tyre.


Pra, Kuvendi përfaqëson 4 vetë jo popullin! Pra, ky Kuvend nuk përfaqëson sovranin (popullin) por liderët e partive.
Kryeministër nuk ke kohë për të humbur, mos u dërgo ftesa, as mos i tako, janë pa legjitimitet! Ata qe 20 vjet asgje nuk bën për popullin, ndërsa tani përpiqen të të mësojnë çka e si duhet të bësh.


Mos i dëgjo!
Bëje punën kundër COVID-19, ky është prioritet në tërë botën.
Mos i dëgjo hipokrizitë e tyre. Thonë po ndalet ekonomia, prodhimi! Cila ekonomi? Cili prodhim?


Ata për 20 vjet morën vetëm për vete, bënë pasuri, ndërtuan shtëpi e pallate, jo nga një por nga disa, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj. Blenë tokën ku mundën, ndërtuan edhe lagje speciale për me u dallue se nuk mund të jenë pranë fukarasë!


Kanë miliona, por nuk e japin një euro për të varfër që i kanë varfëruar vetë!
E dini pse, sepse i kanë pa djersë, e paraja pa djersë mbahet në dry, e se nuk kanë guxim me i kthye paratë e vjedhura, për mos me u zbulue për faqe dheu!
Ata, që e fitojnë me djersë dhe jo me dredhi e hajni po japin – mërgimatarët po japin. Këta këtu jo! Këta veç i marrin popullit. Asgjë nuk i kanë dhënë për 20 vjet, veç vuajtje e vafërim.
Prandaj, kryeministër mos i fto as mos i dëgjo sepse janë pa legjitimitet. Koha e zgjedhjeve po afron, aty fitohet legjitimiteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here