Home Shëndeti Kryeministri Hoti paralajmëron mundësinë e valës së dytë të infektimeve me Covod-19...

Kryeministri Hoti paralajmëron mundësinë e valës së dytë të infektimeve me Covod-19 – T’i keni parasysh masat obligative mbrojtëse…

70
0

Duke qene se ditëve të fundit rastet pozitive janë shtuar dhe se rikthimi i Covid-19 është real, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se mund të përfshihemi në një valë të dytë të infektimeve me virusin korona, andaj ka apeluar për kujdes.

Postimi i plotë i Hotit:
Të dashur qytetarë,
Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë!

Prandaj ju lus që t’i keni parasysh masat obligative për mbrojtje:

● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike
● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta
● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve
● Mbajeni distancën fizike
● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale
● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

Lehtësimi i masave për lëvizje të lirë ka qenë i domosdoshëm, por shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish që t’i zbatoni me përpikmëri masat mbrojtëse. Ne kemi hartuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e COVID-19”, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të angazhojë rreth 200 profesionistë shëndetësorë që do të monitorojnë zbatimin e këtyre masave!
KUJDES, rreziku është real! Mbaje distancën!, thuhet në paralajmërimin – apelin e kryeministrit Hoti, sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here