Home Kronika Kryeministri Kurti bashkë me ministrin Vitia në Kamenicë

Kryeministri Kurti bashkë me ministrin Vitia në Kamenicë

135
0


Sot, kryemimistri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të aktiviteteve ditore të përditshme, ka vizituar Kamenicën. Ai shoqërohej nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja Emilija Rexhepi.


Kryeministri Kurti e ministri Vitia takuan dhe biseduan me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati për luftën dhe parandalimin e COVID-19.
Për këtë vizitë të kryeministrit në Kamenicë ka njoftuar edhe kryetari Kastrati.

Postimi i plotë:
Sot prita në Kamenicë kryeministrin në detyrë z.Albin Kurti, ministrin në detyrë, z.Arben Vitia dhe ministren në detyrë znj.Emilja Rexhepi, që të diskutojmë për luftën e parandalimit të kësaj pandemie globale, e cila ka prekur edhe komunën tonë.
I njoftuam me gjendjen aktuale në Kamenicë dhe dhamë rekomandimet tona se çfarë do të mund të bëjmë tutje, duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së virusit COVID-19.


Si sfidë të madhe gjatë ditëve në vijim do ta kemi shkujdesjen e qytetarëve në raport me kujdesin ndaj shpërndarjes së virusit, dhe bashkarisht kemi një lutje që të qëndroni në shtëpi, të mbani distancën dhe të kujdeseni për higjienën personale.
Lufta në parandalimin e këtij virusi është e të gjithëve pa dallim, ka theksuar Kastrati.

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here