Home Kult/Arsim Ku shkojnë, vallë? Ç’kanë kështu? – pyeta pa iu drejtuar kujt…/muzgu 12/

Ku shkojnë, vallë? Ç’kanë kështu? – pyeta pa iu drejtuar kujt…/muzgu 12/

116
0


Ismail Kadare – “Ura me tri harqe”

…kësaj isha i sigurt se ndonjë qyqan do të guxonte i pari, por kurrsesi Baltajt me një tufë fëmijë. – Ku shkojnë, vallë? Ç’kanë kështu? – pyeta pa iu drejtuar kujt. – Me siguri ndonjë hall, – u përgjigj një zë nga poshtë. Hall, mendova. Ç’mund të kishte tjetër brenda atyre bërruceve të zinj. Ja, bërruci i parë, ai më i gjati, që tërhiqte kaun, doli në bregun tjetër, pa pësuar gjë. Pas tij të tjerët, më të ulët, dhe në fund të vegjëlit. – Kaluan, – tha dikush. Ata prisnin që unë të thosha diçka, një nëmë ndoshta ose, përkundrazi, një miratim për kalimtarët. Ndoshta prej kohësh ata vetë ndienin një…


…gjatë sa s’dihet që nga vjen, ndërpritet papritur nga uji i lumit, që është përherë ai, e s’është kurrë ai. Mirëpo, ndodhi të tilla janë të rralla. Zakonisht, njerëzit e mbledhur për të kapërcyer lumin rrinin siç rrinë përherë njerëzit në këso rastesh, të heshtur. Në kohë të keqe, të mbështjellë me bërruce të zinj, krejt të lagur, vështrojnë të nemitur ujërat e turbullta, ngjyrë kafe, të lumit. Zilet e kuajve përbri tyre tringëllijnë, edhe ato fare ultas, edhe zërat e kalamajve po ashtu, ndërsa pamja e trapit, me traparin e gërmuqët sipër tij, sa më shumë që afrohet, i brengos. Përreth është njëfarë…

/Përzgjodhi: N.B./
/Foto: Romani “Ura me tri harqe”/

Arena Press /arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here