Home Dikur/dje dhe sot/ Kujtime për lojërat e fëmijërisë në Gjilan – ‘Harronim të ktheheshim në...

Kujtime për lojërat e fëmijërisë në Gjilan – ‘Harronim të ktheheshim në shtëpi…!’/Udhëtim në kohë 2/

147
0

Edhe në pjesën e dytë do të lexoni kujtime interesante të dr. Shevçetit për lojërat e dikurshme të fëmijërisë. Kthehu për pak minuta në kohë që të mësosh se si e kanë kaluar kohën e lirë fëmijët e atëhershëm, kur harronin të ktheheshin edhe për drekë në shtëpi nga ngazëllimi i madh dhe i papërshkruar që krijonin lojërat e asaj kohe.

Atëherë fëmijët zgjoheshin herët, në çdo stinë, pos shkollës dhe ndonjë punë të lehtë që u ndihmonin prindërve, pjesën e lirë të kohës e kalonin jashtë shtëpie, në lojë…

Yan Komenski ka thënë: “Mos lejoni të keni shkencëtarë të rinj dhe pleq pa fëmijëri!”

Ah kohë sa shpejtë tretesh e sa të padukshëm e ke ritmin e jetës…

2.

Ne fëmijët e mëhallës: Kena ‘Vukasi’, Duli, Shema i Malës, Shema dhe Kena Jusufit, Hakiu i Nexhatit, Fadili i Qemalit para derës së Ymer Brestovcit luanim ‘klicka-kuti’, ‘pilifunca’, ‘guxha’. Shumë herë kur luanim ‘klicka-kuti’ i shkyenim pantollonat të vetmet që i kishim, e nga prindërit jo rrallë fitonim qytek. E kishim problem me gjetë kuti konzerve me luajtur “guxha”, por shkonim të gjurmonim te ‘Mulliri i Arapit’ ku ishte deponia e qytetit. Luanim, duke harruar se duhet shkuar në shtëpi. Pastaj, lojërat tona me moshë u reformuan. Secila moshë fëmijsrore kishte lojën e vetë.

Ndërkaq, në oborrin e shkollës “Musa Zajmi” luanim futboll, ku bashkanxhiteshin Skender Kaqari, Muharrem Gashi, Muhamed Ahmeti e Afrim Iljazi.

Ah Gilan, ah zaman…! Ah Gilan, ah kohë o kohë, sa kënaqësi e gëzime kishte jeta…!

Djemtë luanim “quksh”, ndërsa femrat ne distancë nga ne luanin “kërcim gomari”. Zakonisht të dieleve vizitonim deponinë e qytetit te ‘Mulliri i Arapit’, ku tubonim kutijat e cigareve, kutijat e çibritave, për të luajtur “rubka-dupka”. Një kohë bënim albume me kafshë të egra, duke blerë çokollada të vogla, pastaj album me lojtarë të njohur, tutje me mbledhjen e shenjave “znaçkave”. Duke u rritur, duke u çoruditur, e nga telat bënim llastiqe dhe plumba nga teli, në mënyrë që në orët e mbrëmjes kur dilnin vajzat gilanase në korzo, ata që ishin më temperament i gjuanin në këmbë me plumba prej teli që ishin në formë të shkronjës “u”. Këto gjuajtje nuk lëndonin, ngacmonin. Disa fëmijë para shtëpise sillnin “vërteshkën”.

Më vonë dolën lojërat me ‘pupca’, dikur luanim me arra, kishte mjeshtër të vërtetë të lojës në mes nesh. Kishte edhe të tillë që bënin zhurmë dhe ‘dallavere’. Gjate festës së Bajramit shkonim në ‘Sheqer mëhallë’ afër shtëpisë së Sllamnikëve, ku Kena “fet-feti” ishte mjeshtër i “birrës” për t’i hedhur 6 goglat. Shumë fëmijë të qytetit tuboheshin aty, harronin me shkue në shtëpi për të ngrënë drekën e Bajramit!

Kujtime nga Shevçet Mehmeti, redaktoi për shtyp: Nexhat Buzuku

/www.arenapress.info/Arena Press




/Arena Press/www.arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here