Home Uncategorized Kur po lexoj: “Miqësi e përjetshme me USA-n!”

Kur po lexoj: “Miqësi e përjetshme me USA-n!”

153
0

Editorial

Nexhat Buzuku

————————

Ç’është kjo miqësi e përjetshme? Si koncept i servilizmit të të dobëtit ndaj të fortit apo çka?!

Qasja e kryeministrit të Kosovës në raport me të huajt është shumë racionale, shumë e drejtë dhe tipike për marrëdhëniet diplomatike me shtetet tjera, duke përfshirë edhe Amerikën.


Ashtu siç ka Amerika interesa edhe ne kemi interesa, dhe nuk mund të ndërtojmë vetveten përmes politikës servile, se e tha ai i huaji e duhet me dëgjue pa kushte.

Në politikë ka Po, ka kompromis të dyanshëm dhe ka Jo!


Në politikë dhe në marrëdhënie të ndërsjella, edhe fqinjësore, ka interesa, interesa gjeopolitike, gjeostrategjike…, por jo miqësi se qenkemi të veçantë apo për gjynah e po na duaka USA!


Në politikë e diplomaci nuk ka miqësi të përhershme siç nuk ka armiqësi të përhershme.
Mos jetoni në iluzione se dikush na don. Pse me na dashtë, për çka, për çfarë dashurie ka nevojë politika?


Dashuria është koncept relativ, edhe në mes burrit e gruas e lëre në politikë që nuk ekziston fare, madje duket absurde.
Amerika ishte në armiqësi me talebanët, tani arritën pajtimin – paqen;
Amerika e mbante në shënjestër Korenë e Veriut por presidenti amerikan, Donald Trump, u takua disa herë me liderin verikorean, madje presidenti amerikan e shikon me admirim Kimin, etj, etj.


Sot Amerika nuk është në luftë e as në armiqësi klasike me asnjë vend të botës, as me Rusinë, madje, siç e mashtrojmë ne veten.


Kështu që harrojeni se mund t’i futemi dikujt nën sqetulla!
Fundja, Amerika nuk i ka qejf servilat!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here