Home Extra Kush ishte kirurgu i njohur që la gjurmë në mjekësinë gjilanase…?

Kush ishte kirurgu i njohur që la gjurmë në mjekësinë gjilanase…?

180
0


/Dr. Remzi Ali, doajeni i kirurgjisë gilanase, mbetet edhe sot në kujtesën e atyre që u shërbeu me përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai mbetet një emër në kronikën e kohës dhe i skalitur në analet e mjekësisë gjilanase/.

Dr.Remziu ka lindur me 1933 ne Ohër të Maqedonisë. Aty ka kryer shkollimin dhe të mesëm.
Në vitin 1954 është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, duke diplomuar në vitin 1960. Në periodën 1962-1966 erdhi në Gilan, ku filloi punon si mjek i praktikës së përgjithshme.
U martue me mësimdhënësen Nazmije Ahmeti, gilanasen që kishte vëlla matematicientin Kurtesh Ahmetin dhe vëlla Reçkin – futbollist.

Specializimin nga kirurgjia e ka kryer në Shkup. Prej vitit 1975 deri në vitin 1984 ishte kryeshef i Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Gjilanit. Dy herë ishte drejtor gjeneral i Qendrës Medicinale në Gilan.

Dr. Remziu është doajen i kirurgjisë gilanase, kirurgu që ditën dhe natën interesohej për shëndetin e banorëve të Anamoravës. Ne vitin 1985, pas rastit Martinoviq, fillian peripetitë e tij dhe akuzat në mediat e asaj kohe. Kundër tij shkruan gazetat, u shkruan libra, u xhirruan dy filma. Nuk pati përkrahje të duhur nga qytetarët as nga faktorët udhëheqës të qytetit.

Me 1993 i ndjekur nga politika ditore e kohës largohet për në Stanboll të Turqisë. Bashkëshortja Nazmija është veterane a arsimit, djali dr. Leventi është biokimist, vajzat Turkana dhe Semra – motra medicinale.

Dr. Shevçeti tregon se kishte fatin që një kohë si mjek sekondar të mesojë prej tij.
Pas vitit 1985 deri me 1993 ishim bashkepuntorë të mrekullueshëm. Doajeni shkoi në Turqi ku punoi si mjek, i ndihmoi shumë kosovarët gjatë qëndrimit në periodën e luftës.

Tani doajeni dr. Remziu është anëtar i rregullt i Shoqatës së gilanasve në Stanboll.
Pra, ky është mjeku që la gjyrmë të pashlyeshme në mjekësinë e Gjilanit.

/Nga dr. Shevçet Mehmeti, redaktoi Nexhat Buzuku/www.kohapressnews.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here